22:13 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / C E

Pas një orë pritje, mirret vendimi për ndeshjen Lyon – Marseille

Derbi i Ligue 1 të Francës në mes të Lyonit dhe Marseilles do të rifilloj.

Pas një ore konsultime mes drejtuesve të klubeve dhe Federatës u vendos që ndeshja të luhet sonte.

Tifozëve janë dhënë udhëzime për qetësi derisa lojtarët do të dalin në fushë.

Deri te ndërprerja erdhi pasi tifozët e Lyonit e goditën në fytyrë Dimitri Payetin derisa ai po gjuante një goditje nga këndi. /IndeksOnline/