75 Mall Live Search
23:42 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Pas një pauze të gjatë, Selena Gomez rikthehet në Instagram

Këngëtarja dhe aktorja, Selena Gomez ështëb rikthyer në Instagram pas një pazue të gjatë.

Ajo ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj ku edhe ka falënderuar adhuruesit për dashurinë dhe mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kësaj kohe, shkruan Indeksonline.

“Ka kaluar kohë që kur nuk keni dëgjuar nga unë, por dua që tu urojë të gjithëve Vitin e Ri dhe faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen. Viti i kaluar ka qenë një vit i reflektimit për mua, i sfidës dhe rritjes personale. Janë ato sfidat me të cilat ballafaqohesh që të tregojnë kush je dhe se për çfarë je në gjendje ti të bësh. Më besoni, nuk është e lehtë, por jam jam krenare për personin që jam dhe po shikojë se çfarë të bëjë në vitin që po na pret. Ju dua të gjithëve” ka shkruar Selena.

Aktroja dhe këngëtarja kohë më parë ishte vendosur në një spital për shëndetin mendor, derisa para pak kohë ajo është liruar ndërsa burimet e afërta me 26 vjeçaren kanë treguar se ajo tani ndihet më mirë.

Ndryshe, Selena Gomez është ndër personat më të ndjekur në Instagram, me mbi 144 milionë ndjekës./Indeksonline/