Pas një periudhe të vështirë, Bieber i kthehet fesë? “Pa dashurinë e Jezusit, nuk do t’ia kisha dalë”

Justin Bieber komunikoi me ndjekësit e tij në Instagram, duke ndarë një mesazh emocional rreth besimit, mirënjohjes dhe dashurisë.
“Jam mirënjohës për një ditë të re. Jam mirënjohës ndaj Jezusit. Çdo mëngjes ai më përshëndet me falje dhe dashuri që unë vërtet nuk e meritoj”, shkroi ai, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi se dashuria e Zotit e ndihmon edhe në momentet më të vështira: “Jam shumë mirënjohës që më jep atë dashuri bujarisht. Nuk do të mund ta kaloja ditën pa të. Më mban në këmbë në momentet e mia më të këqija.”
Së bashku me njoftimin, Bieber ndau edhe këngën “Lord Do It For Me” nga Zacardi Cortez në ‘Instastory’.
Këngëtari ka postuar një sërë momentesh personale këto ditë. Vetëm një ditë më parë, ai ndau një pmesazh në të cilin pranoi se ishte “i lodhur emocionalisht”. Kur dikush e pyeti nëse e kishte parë hënën atë natë, ai u përgjigj: “Jo. Më dërgoni fotot, jam në shtrat, kam dhimbje koke”. Ai shtoi: “Jam i lodhur emocionalisht. Dhe fizikisht. Nesër do të jetë një ditë më e mirë”./Indeksonline/