Pas një super-sezoni në Superligë, Daku zyrtarisht rikthehet në Kroaci

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku zyrtarisht është rikthyer në Kroaci te skuadra e NK Osjek.
Pas një super sezoni, Daku me 31 gola mbi supe largohet nga skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi përmes rrjeteve sociale: “Huazimi i Mirlind Dakut nga NK Osjek (Kroacia) i cili duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë hyri në histori si golashënuesi me i mirë, skadon në këtë muaj gjatë së cilit ai do të kthehet në klubin kroat. Daku na ka dhuruar shumë emocione gjatë kohës sa ka djersitur fanellën e portokalltë, të cilin e falënderojmë dhe i dëshirojmë shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës.”
Kujtojmë që Daku ka oferta të shumta dhe ka mundësi që nga Osjek të largohet për në ndonjë klub tjetër europian.
Përveç Dakut, nga Ballkani janë larguar edhe dy futbollistët: Arbër Hoxha dhe Arbër Shala./IndeksOnline/