12:52 / E Martë, 19 Janar 2021 / OSH

Pas një viti lidhje, ndahet çifti i njohur i showbizit

Pas gati një viti lidhjeje, një nga çiftet më të njohur të showbizit janë ndarë. Bëhet fjalë për aktorin Ben Affleck dhe aktoren Ana de Armas.

Një burim i brendshëm konfirmoi ndarjen për revistën “People” dhe zbuloi se Ana, 32 vjeçe, nuk donte të jetonte më në Los Angeles, ku Beni po qëndron për fëmijët e tij.

“Ajo u nda. Marrëdhënia e tyre ishte e komplikuar. Ana nuk dëshiron të qëndrojë më në Los Angeles dhe Beni pa dyshim që duhet pasi fëmijët e tij jetojnë në Los Angeles.”

Një tjetër person i brendshëm shtoi se ndarja ishte e ndërsjellë dhe miqësore.