Pas një vizite familjare, Përparim Rama niset për në Kosovë

Përparim Rama, kandidati i LDK-së për kryetar, që doli fitues në komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale të raudit të dytë, pas fushatës ka zhvilluar një vizitë familjare në Londër këto ditë.
IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se Rama pas një vizite të shkurtër në Londër është nisur drejt Kosovës ku tanimë e pret puna e re.
Rama pritet që brenda një muaji të marrë postin e kryetarit të kryqytetit.
Perparim Rama është arkitekt i njohur ndërkombëtarisht. Ai ka deklaruar se është vlerësuar me disa çmime, ndërkaq puna e tij është botuar në disa revista ndërkombëtare të dizajnit përfshirë “London Building Design Magazine”.
Kujtojmë se në zgjedhjet e mbajtura të dielën Rama mori besimin e prishtinasëve. Ai mori 40.659 vota.
Kurse, kandidati i LVV-së, Arben Vitia, u rëndit i dyti me 38.958 vota./IndeksOnline/