75 Mall Live Search
19:39 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / B XH

Pas numërimit të 50% të votave të partive politike, ky është numri i votave që kanë marrë

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me nuërmin e votavë të partitë politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Tashmë kur janë numëruar më shumë se gjysma e votave, Lëvizja Vetëvendosje prinë bindshëm me numrin me të madh të votave në nivel vendi.

Partia e Albin Kurtit pas numërimi të 50% të votave, ka marrë 218 mijë e 365 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 97 mijë e 700 vota, raporon IndeksOnline.

E treta renditet LDK, me 55 mijë e 489 vota, e ndjekur nga Lista Serbe me 35 mijë 341 vota.

Partia e Ramush Haradinajt deri tani ka marrë vetëm 23 mijë e 776 vota, ndërsa Nisma e Fatmir Limajt e cilat është largë nga kalimi i pragut zgjedhor, ka vetëm 6 mijë 502 vota. /IndeksOnline/