75 Mall Live Search
12:27 / E Diele, 04 Janar 2026 / B XH

Pas numërimit të mbi 30% e votave me postë, ja si duket renditja e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po proceson me numërimin e votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve QNR.

Sipas të dhënave të përditësuara, nga 92 kuti të votave, janë numëruar deri tani mbi 30% e tyre ose 30 kuti.

Rezultatet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 70.55% ose 5,729 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës, renditet e dyta me 10.47% ose 850 vota të fituara.

E treta është Partia Demokratike e Kosovës me 8.66% ose 703 vota.

Njëherësh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7.88% ose 640 vota.