Pas Obamas dhe Clinton, edhe në Shtëpinë e Bardhë dyshohet për mjet shpërthyes
Pasi u kapën dy mjete të dyshimta shpërthyese drejtuar Obamas dhe Clintonit, tani CNN raporton se një tjetër është i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë.
Pajisja, e përshkruar si “rudimentare por funksionale”, ishte e ngjashme me ato të dërguara në Clinton dhe Obamën, sipas raportit të CNN.
Ato ishin gjithashtu të ngjashme me ‘bombën’ dërguar miliarderit Xhorxh Soros më herët gjatë javës, tha CNN.
Nuk është e qartë nëse incidentet janë të lidhura. Shtëpia e Bardhë dhe Shërbimi Sekret i SHBA-ve nuk ka dalur ende me ndonjë raport zyrtar. /IndeksOnline/
And @cnnbrk also the @WhiteHouse pic.twitter.com/iOzTFe0TGj
— The Godfather (@DCorleone64) October 24, 2018