08:15 / E Martë, 26 Shtator 2023 / AR

Pas Olta Gixharit, konfirmohet anëtarja tjetër e jurisë së “Dancing With The Stars”

Gjatë ditës së djeshme u konfirmua se një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve, Olta Gixhari do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”.

Kurse Ilir Shaqiri do të jetë kryetari i jurisë i cili do t’i vlerësojë ata për kërcimin, dhe siç thotë Iliri, do të ndajë emocionet e kërcimit nga teknika.

E tani është konfirmuar edhe anëtarja tjetër e këtij spektali. Ajo shquhet për profesionalitetin e saj, natyrën kërkuese dhe kritike.

Lori Bala ishte pjesë e kastit të balerinëve në sezonin e parë të DWTS dhe më e spikatura, duke marrë kështu ftesën live në gjysmëfinale për të qënë pjesë e jurisë.