18:17 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pas operacionit historik në Korfuz, policia greke gjen në garazh gomonen e fuqishme

Operacioni i zhivilluar në Korfuz për 48 orë e cila i dha goditjen finale një organizate të fuqishme kriminale të trafikut të drogës, me gomone nga Shqipëria në Greqi është konsideruar historik.

E teksa policia është përballur me një gomone super të shpejte me tre motorë nga 350 kuaj fuqi secili që arriti të rrezojë një skaf policie duke plagosur edhe policët e madje të vendosë në vështirësi edhe helikopterin me snajperistë, policinë greke mesa duket një pamje e frikshme e ka vënë në pikëpyetje.

Sipas deklaratës zyrtare të Hellenic Coast Guard, gjatë kontrolleve në Athinë, në një nga mjediset e organizatës është gjetur pikërisht kjo gomone që shihni në foto. 4 motorë prej 350 kuaj fuqi e bëjnë atë gomonen më të shpejtë që mund të prekte ujërat detare. Për çfarë po përgatitej organizata e drogës me skafistë shqiptarë?