Pas operimit në gji, flet këngëtarja: Flokët po më bien si të çmendura!

Jessie J ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram detaje të reja për gjendjen shëndetësore, pas heqjes kirurgjikale të gjirit. 37-vjeçarja tregoi se trupi i saj ka pësuar ndryshime të mëdha dhe se prej operacionit flokët i kanë filluar të bien.
“Përshëndetje, sot po xhiroj një program televiziv. Mund ta shihni sa kaçurrela i kam flokët. Do t’i bëj flokët dhe do të bëj grimin vetë. Flokët po më ‘bien’ si të çmendura nga operacioni”, u shpreh ajo në një video të publikuar.
Jessie J tha se kanë kaluar pesë javë nga procedura kirurgjikale, por se gjendja e saj është përmirësuar: “Ndihem mirë. Kam ende shumë përgjegjësi, kështu që ky është fokusi im kryesor”.
Këngëtarja theksoi se gjinjtë e saj “ende nuk janë të sheshtë”, duke shpjeguar se ka implante dhe se zona është shumë e dhimbshme.
Ajo ndau edhe një detaj personal, duke treguar se djali i saj, Sky, ka qenë larg për dy javë: “Jam e vetëdijshme që nuk mund të bëj gjithçka që duhet, por dua që gjithçka të shkojë sa më mirë për të gjithë, përfshirë djalin tim dhe fansat”.