22:30 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / AR

Pas operimit në krah, kjo është gjendja e Arjan Konomit

Ditë më parë opinionisti i njohur, Arjan Konomi, i është nënshtruar një operacioni pas një aksidenti në Jordani, nga ku rrezikoi të humbiste krahun.

Sot tregoi gjendjen e tij shëndetësore duke publikuar në video në Instagram, shkruan Indeksonline.

Ai tha se po rikthehet në Shqipëri.

Jam në aeroportin e Amanit, ka ardhur momenti për t’u kthyer në shtëpi. Mezi e kisha pritur këtë javën e fundit. Kam qëndruar 5 ditë në spital dhe pastaj në hotel në një gjendje të vështirë pas aksidentit që më ndodhi, edhe që më detyroi të ndërpres udhëtimin që kisha ndërmend ta vazhdoja edhe në vend të tjera. Tani shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, krahun e kam mirë dhe shpresoj që të mos kem probleme dhe komplikime gjatë fluturimit”, tha ai./Indeksonline/