Pas Osmanit, Kurti e pret në takim Von Der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është pritur nga kryeministri i vendit Albin Kurti, para pak qastesh në kuvend.
Von der Leyen, së pari është pritur nga presidentja Osmani, ku pas takimit në një konferenë për media është shprehur se Kosova pritet t’i marrë 16 milionë të BE-së para fundit të vitit.
Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë./Indeksonline/