75 Mall Live Search
07:47 / E Hënë, 14 Mars 2022 / MSH

Pas pak fillojnë bisedimet Rusi-Ukrainë

Raundi i radhës i bisedimeve Rusi-Ukrainë pritet të fillojë pas disa minutash.

Kësaj radhe, bisedimet do të mbahen përmes video-lidhjes.

Këto bisedime po zhvillohen në mes të një konflikti tëjet të tensionuar, me luftimet që nuk janë ndalur përgjatë gjithë fundjaves, raporton Indeksonline.

Shpresat për përparim diplomatik janë ngritur paksa, pasi negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha se negociatat e fundjavës ishin konstruktive.

“Rusia tashmë ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive. Unë mendoj se ne do të arrijmë disa rezultate fjalë për fjalë brenda disa ditësh”, deklaroi Podolyak.