16:26 / E Hënë, 08 Mars 2021 / AR

Pas pak nis rinumërimi i votave me kusht dhe të diasporës për kandidatët e AAK-së

Pas pak do të fillojë rinumërimi i votave me kusht dhe të diasporës për kandidatët për deputetë të AAK-së, shkruan Indeksonline.

Indeksonline mëson se do të rinumërohen edhe shtatë vendvotime ku ka qenë i ulur i dyshuari.

Ndryshe, vendimi u mor në KQZ pas vendosjes së Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Prokuroria dhe hetuesit policorë do të jenë prezent gjatë numërimit.