75 Mall Live Search
14:15 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / B O

Pas pak, Peci e Kurti në konferencë, ka lajme të mira për bujqit, ja çfarë ndihme shtetërore pritet të marrin

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci do të paraqitet pas pak në konferencë për media bashkë me kryeministrin Kurti. Paralajmërimi për lajme të mira për bujqit ishte dhënë mëngjesin e sotëm në mbledhjen e Qeverisë nga kryeministri Kurti.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ministri Peci bashkë me kryeministrin do të prezantojnë ndihma konkrete për bujqit.

Ndër ndihmat e shumëprita do të jetë subvencionimi i bujqëve me plehra artificiale. Poashtu, lajme të mira për bujqit do të ketë edhe për furnizinimin e tyre me derivate.

Se për çfarë ndihme konkrete bëhet fjalë dhe se si do të funksionojë shpërndarja e ndihmave për bujqit, duhet të ndiqni konferencën e kryeministrit dhe ministrit në orën 15:00./Indeksonline/