10:37 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pas pak seanca e Kuvendit, votohet rezoluta për 53 milionëshin e Bechtel Enkas

Kuvendi i Kosovës do të vazhdoj sot seancën plenare të lënë në gjysmë dje.

Kjo seancë pritet të nis nga ora 11:00, derisa janë në rend dite 16 pika, raporton Indeksonline.

Ky është rendi i ditës:

  1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje dhe GP të LDK-së, në lidhje me vendimin e Qeverisë Nr.01/50 të datës 05.06.2018 për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit,
  2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-080 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-064 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbime postare,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit Nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  11. Propozimi i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
  12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,
  13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017,
  14. Shqyrtimi i kërkesave të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e buxhetit, si dhe për zgjatjen e mandatit (afatit) të këtij Komisioni,
  15. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
  16. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  17. Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare. /Indeksonline/

Temat: