12:53 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pas pak, vazhdon seanca për rastin e “Veteranëve”

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama për afro tri orë ka dhënë deklaratën e tij në cilësinë e dëshmitarit për rastin e veteranëve të rremëm në gjykatë.

Seanca është ndërprerë me një pauzë dhe do të vazhdojë në orën 13:00, ku Rama pritet ta vazhdojë dëshminë e tij edhe për rreth 30 minutave, ndërsa, më pas në pyetje do të merren Hysni Gucati dhe Sami Lushtaku, e të cilët një ditë më parë nuk i ishin përgjigjur thirrjes së gjykatës në cilësinë e dëshmitarëve.

Kryetarja e trupit gjykues, Nushe Meka, ka thënë se për shkak të ruajtjes së procesit, mediave u ndalohet publikimi i dëshmive derisa të përfundojë seanca.