75 Mall Live Search
10:58 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pas pak, zbulohet shtatorja e Majlinda Kelmendit

Pas pak, shtatorja e kampiones olimpike kosovare, Majlinda Kelmendi, do të përurohet në vendlindjen e saj, në Pejë.

Sportistja më e mirë në Kosovë e zgjedhur nga Komiteti Olimpik për vitin 2019, u shpreh se është shumë e nderuar që Federata Botërore e Xhudos e ka zgjedhur për t’i ndërtuar statujën, pasi që sipas saj në botë ka shumë xhudistë të mirë.

“Jam shumë e lumtur, jam shumë krenare, nuk e di se sa njerëzve të gjallë ju kanë bërë statuja kështu që jam shumë e lumtur që unë jam njëra prej tyre. Më gëzon shumë fakti që më kanë përzgjedhur mua Federata Botërore se e dimë në botë sa ka xhudistë të mirë, kështu që me më përzgjedh mua është seriozisht nder jashtëzakonisht i madh”, – u shpreh Majlinda Kelmendi