17:01 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas paraqitjes së dobët kundër Holandës, Boateng largohet nga Kombëtarja

Mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng, po kalon një moment aspak të mirë, dhe kjo situatë negative u shtua edhe mbrëmjen e djeshme.

Ndaj Holandës, ai u kritikua për paraqitjen e tij në fushë, por për fat të keq, pësoi edhe një dëmtim.

Vetë federata gjermane njoftoi se Boateng ka lënë grumbullimin, e në këtë mënyrë nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në Ligën e Komeve ndaj Francës.