Pas PDK-së, AAK dhe LDK lëshojnë mbledhjen në Komisionin për Legjislacion

Përfaqësuesi i LDK-së, Driton Selmanaj dhe përfaqësuesi i AAK-së, Besnik Tahiri kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, ku po shqyrtohet propozim-ndryshimi për Ligjin e Zgjedhjeve.
Pas një debati të ashpër të Selmanajt dhe Tahirit me përfaqësuesin e VV-së, Adnan Rrustemi, dy anëtarët e opozitës e kanë lëshuar mbledhjen, transmeton Indeksonline.

Sipas përfaqësuesve të opozitës duhet të ketë debat së paku një vit në lidhej me këtë çështje.
Këtë mbledhje e ka lëshuar edhe pëfaqësuesi i PDK-së, Hajdar Beqa./Indeksonline/