75 Mall Live Search
17:49 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pas penalltive, kjo skuadër kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Trepça ’89 ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pasi ka mposhtur Prishtinën.

Ndeshja u vendos pas penalltive, ku mitrovicasit fituan me rezultat 4-5 kundër skuadrës nga kryeqyteti.

Ndeshja e rregullt dhe koha shtesë nuk dhuroi asnjë gol, derisa fituesi u vendos pas penalltive.

Trepça ’89 i bashkohet Feronikelit, Ballkanit dhe Vëllaznimit që më parë siguruan kualifikimin. /IndeksOnline/