75 Mall Live Search
11:30 / E Enjte, 21 Janar 2021 / OSH

Pas performancës në Capitol, Jennifer Lopez “hidhet” në krahët e Alex Rodriguez

Jennifer Lopezi dha një performancë fantastike në ceremoninë e inagurimit të Joe Bidenit. Pas saj, këngëtarja shkoi pranë partnerit të saj Alex Rodriguez dhe pozoi pranë tij e stafit.

Imazhet nga shkallët e Capitol Hillit i ka publikuar në rrjete sociale. Ajo shkëlqente me veshje të bardhë, ndërsa Alexi ishte kuruar me detaje për t’u kombinuar me Lopezi. Ai zgjodhi një kostum ngjyrë blu të errët me vija të holla të bardha.

Alex dukej më krenar se kurrë pranë superyllit, e cila dha një superperformancë, gjatë të cilës, këngëtarja ndaloi në një moment dhe thërriti fuqishëm në gjuhën spanjolle: “Një komb nën Zotin, të pandashëm, me liri e drejtësi për të gjithë.”

Ditën e djeshme, Joe Bideni u betua presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, duke marrë stafetën nga Donald Trumpi, i cili nuk ishte prezent në ceremoni.