19:00 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / AR

Pas performancës në “Sunny Hill”, Elvana Gjata ka disa fjalë për Dua Lipën

Në mesin e yjeve të cilët morën pjesë në festivalin “Sunny Hill” ishte edhe këngëtarja e shumë pëlqyer nga publiku, Elvana Gjata.

Pasi krijoj një atmosferë të paharruar, Elvana nuk kurseu t’i shkruante disa fjalë publikisht për Duan.

Duke ndarë një imazh në “Instastory”, ajo tha se ndihet krenare për karrierën dhe për gjithçka që ka bërë për festivalin, për Kosovën dhe shqiptarët në mbarë botën.

Kalova një kohë kaq të bukur me ju @dualipa dhe familjen tuaj të mrekullueshme. Një artiste e vërtetë, një shpirt i bukur brenda dhe jashtë, por shumë modeste! Të gjithë jemi krenarë për karrierën tuaj dhe për gjithçka që keni bërë për festivalin, për Kosovën dhe shqiptarët në mbarë botën. Shume dashuri”, shkroi ajo./Indeksonline/