75 Mall Live Search
14:21 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pas përgjime të Zaevit, reagon fuqishëm Ramush Haradinaj

Në Maqedoni është bërë skandal telefonata e e komikëve rus me Zoran Zaevin të cilët kanë publikuar bisedën telefonike me të, duke e vënë në lajthitje.

Ndër të tjera, Zaev zbulon planin për ndarjen e Kosovës ku përmend një skenar të mundshëm Thaçi-Vuçiq.

Pas këtij raportimi, ka reaguar Ramush Haradinaj. Kryeministri i Kosovës garanton të gjithë se askush nuk do të na ndajë.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë.
Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim” shkruan Haradinaj në Facebook./Indeksonline/