75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 18 Dhjetor 2023 / L K

Pas përmbytjeve në Australi, krokodilët vërshojnë rrugët

Reshjet rekord kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Queensland, në atë që autoritetet presin të jenë përmbytjet më të mëdha të rajonit australian.

Mijëra njerëz janë evakuuar, ndërsa të tjerë kanë mbetur të bllokuar. Imazhet nga rajoni tregojnë avionë të zhytur në aeroportin e Cairns, një krokodil që shihet në mes të një qyteti dhe njerëz që largohen nga shtëpitë me varka.

Një krokodil upa në ujërat që përmbytën qytetin australian Ingham të hënën e 18 dhjetorit, ndërsa shirat e dendur prekën disa qytete turistike në verilindje të vendit.