07:26 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj mbledh qeverinë

Një ditë pasi u kthye nga Brukseli në një takim jo fort të lehtë me shefen e BE’së, i pari i ekzekutivit do të mbledhë ministrat në mbledhjen e radhës. 

Dje, Ramush Haradinaj e përsëriti edhe njëherë qëndrimin e Kosovës se nuk do të hiqet taksa e vendosur për produktet serbe e boshnjake.

Përvec mosdakordimit për taksën, Haradinaj u shpreh para përfaqësuesve të BE’së se të gjithë ata që duan të diskutojnë idenë për shkëmbim të territoreve janë armiq të Kosovës.

Pasi që në takim pati mos pajtime mes palëve, u anulua edhe konferenca e paraparë për media.

Haradinaj që mbrëmë u kthye nga Brukseli sot ka thirrur në mbledhje ministrat në orën 12.