16:01 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pas përplasjes me Osmanin, reagon Ukaj: Nëse vërtetohet një fjalë fyese ose kërcënim, unë jap përgjegjësi

Në seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës pati një përplasje mjaftë të ashpër në mes deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj si dhe Kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Pas gjithë zhvillimeve të fundit ka reaguar edhe deputeti Ukaj, i cili tha se këto ditë është përballur me shumë fyerje dhe kërcënime lidhur me ngjarjen e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Tutje ai theksoi se kohët e fundit pati sulme të shumta anë drejtim të anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, e që sipas tij po përkrahen nga njeriu me i priveligjuar i LDK-së, kandidates për kryeministri, dhe kryetares së Kuvendit, që siç thotë Ukaj të gjitha këto pozita i mori me propozimin e liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Madje ai tha se publikisht deklaron se asnjë fjalë fyese dhe kërcënim nuk e ka shprehur në drejtim të Osmanit dhe nëse vërtetohet vetëm një fjalë e tillë, ai do të japë përgjegjësi, transmeton Indesonline.

Reagimi i plotë:

Njoftim dhe informatë

Të nderuar anëtar dhe përkrahës të LDK-së. Me ketë shkrim, dëshiroj të ju drejtohem juve të gjithëve pa dallim. Këto ditë jam përballur me shumë fyerje dhe kërcënime për ngjarjen që ndodhi në Kuvendin e Kosovës. Ndjejë obligim të jap sqarim për ngjarjen që ndodhi, të vërtetën e asaj dite. Të gjithe jemi dëshmitar, se kohët e fundit, sulme të shumta janë duke ardhur në drejtim të anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, këto sulme çuditërisht po përkrahen dhe po përdoren në kuvend edhe nga njeriu me i privilegjuar i LDK-së, kandidates për kryeministre, ish nënkryetares dhe kryetares së kuvendit, e cila të gjitha këto pozita i mori me propozimin e kryetarit, akademik Isa Mustafa, votat e kryesisë, këshillit dhe deputetëve të LDK-së.

Unë deklaroj publikisht që asnjë fjalë fyese dhe këcënim nuk e kam shprehur në drejtim të saj, janë të gjitha videot që e dëshmojnë ngjarjen e asaj dite.

NËSE NDËGJOHET DHE VëRTETOHET VETËM NJË FJALË FYESE OSE KERCËNIMI UNË DO TË JAPË PËRGJEGJËSI, unë vetëm kërkova scqarim se pse ajo çdo seancë na provokon dhe po lejon që të ofendohemi neve si deputet dhe qeveri e udhëhequr nga LDK-ja dhe partnerët e saj, duhet me ndalë këtë sulm, të përsëritshëm në çdo seancë ndaj nesh. Unë, në politikë nuk jam ngritur asnjëherë duke u viktimizuar, duke sharë e fyer bashkëpartiakët e mi, e duke ia plotësuar egot e rivalëve të LDK-së.

ANDAJ PËR FUND, DUA TË JU FALENDEROJ TË GJITHËVE JUVE QË MË PËRKRAHËT DHE JU PREMTOJ QË PA MARRË PARASYSHË POZITËN KU JAM, UNË NUK DO TË LEJOJË KURRË QË LDK TË NËPËRKËMBET DHE PËRULET.

I juaji, Xhavit Ukaj.