17:01 / E Diele, 01 Gusht 2021 / AR

Pas përplasjes së Noizyt dhe Don Xhonit, zbulohet se pse u anulua koncerti i reperit kosovar

Mbrëmë në rrjetet sociale ka ndodhur një ‘përplasje’ mes Noizyt dhe Don Xhonit.

E gjithë nisi pasi të dy kishin koncert në të njëjtin vend në Ulqin, shkruan Indeksonline.

Pasi Noizy mori pjesë në koncertin e tij, ai që mungoi ishte Don Xhoni, i cili duke publikuar disa Instastory tregoi që arsyeja e mosmbajtjes së koncertit.

Këtë e kanë konfirmuar për Indeksonline burime të afërta me reperin kosovar.

Këto burime bëjnë të ditur se, arsyeja e anulimit të koncertit është se gjatë rrugës për në Ulqin një anëtarit të grupit i ka ndodhur një aksident.

Pas përfundimit të nejës në Durrës, kemi qenë duke shkuar për në Ulqin ku ka ndodhur një aksident rrugës, një anëtar i grupit i cili llogaritet familjar ka pësuar aksident dhe për këtë arsye nuk kemi mundur të mbërrij me kohë. Ne jemi detyru me anulu koncertin dhe aty Noizy ka filluar me kunja drejt Don Xhonit”, tha burimi.

Menjëherë pas këtij postimi, Noizy kishte filluar të hedh kunja duke publikuar disa story.



Kjo përplasje nga dyshja janë fshirë, mirëpo që fansat e tyre i kanë ruajtur duke i shpërndarë në rrjetet sociale./Indeksonline/