75 Mall Live Search
11:45 / E Martë, 12 Tetor 2021 / LB

Pas përplasjeve të ashpra, Sveçla dhe drejtori i Policisë kthehen në Komision për të raportuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti janë kthyer në Komisionin Parlamentar për siguri dhe punë të brendshme për të raportuar për aksionin në veri.

Raportimi i mëhershëm i Sveçlës dhe Mehmetit kishte dështuar për shkak të përplasjeve të mëdha me anëtarët e Komisionit, e veçanërisht me kryetarin e këtij komisioni, Bekë Berisha, shkruan “Indeksonline”.

Ky i fundit kërkoi që raportimi i ministrit dhe drejtorit të Policisë të bëhet ndaras.