Pas pesë muajsh, Bella Hadid rikthehet fuqishëm në pasarelë
Gigi Hadid është rikthyer në pasarelë pas një pauze prej gati pesë muajsh.
Supermodelja parakaloi më 8 korrik në sfilatën e shtëpisë së modës Balenciaga, në kuadër të Javës së Modës Haute Couture në Paris, duke shënuar paraqitjen e saj të parë në pasarelë që nga muaji shkurt, transmeton Indeksonline.
Hadid tërhoqi menjëherë vëmendjen me një krijim të pazakontë të përbërë nga pupla të zeza, të cilat mbulonin kokën, fytyrën dhe pjesën e sipërme të trupit. Ajo e kombinoi këtë pjesë të veçantë me pantallona të zeza me pala dhe këmbë shumë të gjera, duke krijuar një pamje që përputhej me estetikën karakteristike të Balenciaga-s.

Sfilata shënoi gjithashtu prezantimin e koleksionit të parë haute couture të drejtorit të ri kreativ të Balenciaga-s, Pierpaolo Piccioli, për këtë shtëpi mode. Në pasarelë u prezantuan silueta të theksuara dhe krijime avangarde, ndër to edhe veshja e Gigi Hadid.
Para këtij rikthimi, Hadid kishte ecur për herë të fundit në pasarelë në muajin shkurt, kur prezantoi koleksionin Vjeshtë 2026 të Ralph Lauren.

Në atë sfilatë, ajo u shfaq me disa kombinime të ndryshme. Shfaqjen e hapi me një jelek të thurur ngjyrë kafe dhe një fund të gjatë, të kombinuara me një golf të zi, një rrip argjendi me zinxhir dhe çizme lëkure./Indeksonline/


