Pas pesë muajve gazetat e përditshme serbe arrijnë në veri të Kosovës
Pas pesë muajve në kiosqe të ndryshme në veri të Kosovës kanë arritur gazetat e përditshme serbe.
Sipas Radio Mitrovica-s, gazetat kanë arritur në veri pas një marrëveshje me përfaqësues të kompanisë ‘Beokolp’ që shtypi të shpërndahet në një shkallë më të vogël që të arrihet të paguhet taksa.
“Një sasi e vogël e gazetave ditore prej 180 faqesh arriti në Zveçan dhe në Mitrovicën veriore, e cila ishte rezultat i një marrëveshje me botuesit që bën zbritje për të mbuluar taksën”, ka thëne Zvezdan Mihajloviq nga kompani ‘Beokolp’, transmeton Indeksonline.
Ai konfirmoi se nga e hëna shtypi do të distribuohet edhe në rajone tjera të Kosovës.
Ndryshe me vendosjen e taksës 100% nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës serbët shpesh herë tentuan që të bënin futje ilegale të produkteve./Indeksonline/