Pas pesë vjetësh, Shakira ribashkohet me JLo-në

Shakira dhe Jennifer Lopez u bashkuan sërish për “Grammy 2025”.
Të dielën, më 2 shkurt, Shakira, 48 vjeç, mori albumin më të mirë të popit latin për Las Mujeres Ya No Lloran në 67-të vjetorin e çmimeve Grammy në Crypto.com Arena në Los Angeles, transmeton Indeksonline.
JLO i dha me krenari këngëtares “Hips Don’t Lie” çmimin teksa dy yjet u ribashkuan në skenë për herë të parë që nga performanca e tyre në Super Bowl LIV Halftime në shkurt 2020.
“Uau, kjo është e pabesueshme,” tha Shakira në fillim të fjalimit të saj të pranimit. “Faleminderit shumë!. Faleminderit shumë””, shtoi ajo./Indeksonline/