Pas pickimit të merimangës, Kyrgios i gatshëm ta mbrojë titullin në Brisbane
Nick Kyrgios thotë se është i gatshëm ta mbrojë titullin e tij të Brisbane International, pavarsisht se ishte shtrirë në spital për shkak të pickimit nga merimanga.
Australiani, 23-vjeçar, kishte marrë anti-biotik, por ka stërvitur në Brisbane të shtunën.
Numri 35 në ranglistën botërore do të përballet me amerikanin, Ryan Harrison, transmeton IndeksOnline.
”Nuk e kam marrë atë (pickimin) seriozisht”, tha Kyrgios.
”Unë vetëm kam ndjerë një irritim në këmbën time para Krishtlindjeve. Ka pasur gjëra më të këqija në botë, por mendoj se jam OK”./IndeksOnline/