75 Mall Live Search
13:03 / E Martë, 18 Tetor 2022 / C E

Pas pjesës së parë, moldavet gjunjëzohen para vajzave kosovare

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes tejet interesante mes Kombëtares së Kosovës së femrave dhe asaj të Moldavisë në grupmoshat U17, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2023.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, “Dardanet” e reja gjenden në epërsi prej 5:0 kundër Moldavisë.

Deri tani golashënuese për Kosovën U17 ishin Alba Shabani me tre gola (minuta e 2’, 17’ dhe 22’), R.Feka (minuta e 15’) dhe S. Bela (minuta e 28’).

Pjesa e parë, 5:0 në favor të Kosovës U17.