09:14 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pas pranim-dorëzimit të detyrës si kryeministër, Kurti mban mbledhjen e parë të Qeverisë

Albin Kurti do të pranojë sot zyrtarisht detyrën si kryeministër i ri i Kosovës.

Pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet nga ish- zv.kryeministri i vendit, Behgjet Pacolli, raporton Indeksonline.

Pranim-dorëzimi i detyrës bëhet në orën 11:00, kurse pas përfundimit të ceremonisë, do të mbahet edhe mbledhja e parë ceremoniale e Qeverisë së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti./Indeksonline/