Pas “prankut”, Edoni i kërkon falje Shotës duke i thënë se “e do shumë”

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edoni bashkë me Artën, pak minuta pasi ata realizuan “prankun” e tyre, i kanë mbledhur banorët e tjerë brenda tek pjesa e tryezës së ushqimit për t’ua kumtuar lajmin se e gjitha ishte një shaka.
Më pas, Edoni ka shkuar tek dhoma e gjumit, dhe i ka kërkuar falje Shotës, duke i thënë – “të dua shumë”.
Ndërkaq, duke vazhduar tutje, Edoni apo Victoria ka thënë se “pranku” në fjalë ishte me qëllim për të kuptuar “se sa keq ndihen persona të caktuar, mbi ngjarje që nuk kuptohen”.
“Falëm por kjo ke mënyra më e lehtë për me iu treguar njerëzve qysh na po ndihemi sa herë po ndodhin gjëra të kota që nuk po kuptojmë send, më fal që të kam shqetësua, unë ty të dua shumë edhe kushdo që më kish fol ashtu për ty asnjëherë nuk i kisha besua”, ka shtuar ai.