17:00 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pas prishjes shumëorëshe, rikthehet Energjia Elektrike në ‘Rrokaqielli’ dhe pjesë të mëdha të Pejës

Nga mesdita djeshme një pjesë e madhe e qytetit të Pejës, që nga Rrokaqielli dhe dhjetëra Bashkësi Territoriale kishin mbetur pa furnizim me energji elektrike. Kjo si pasojë e një prishjeje serioze të kabllo-së kryesore.

Viktor Buzhala – Zëdhënës i KEDS-it deklaroi për ‘RADIO 1’, se specialistët e KEDS-it me ekipet e terreni kanë intervenuar që mesnata porse prishja ka qenë serioze dhe është dashur kohë për ta sanuar.

“Nga ora 03:00 e mëngjesit ekipet e KEDS me kapacitet të plotë kanë punuar në vendin e prishjes. Është arritur që pjesë-pjesë të kthehet furnizimi normal. Tani të gjithë konsumatorët janë me furnizim normal, përpos rreth 100 konsumatorë të cilëve pritet që furnizimi tu kthehet rreth orës 18:30 minuta”-deklaroi Buzhala.

mendohet se avaria që ka ndodhur nga mbrëmë, është diçka e përsëritshme së paku tre herë gjatë vitit dhe rezulton si pasojë e vjetërsisë së kabllove nëntokësore.