Pas Prishtinës, FFK “gëzon” edhe skuadrat tjera të Superligës
Federata e Futbollit të Kosovës sot ka gëzuar klubet e Ipko Superligës.
Kjo, disa ditë pasi gëzoi Prishtinën. Shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ka ndarë para për klubet nën arsyetimin e të drejtave televizive dhe punës me grupmosha të reja.
Ky lajm i gëzueshëm për klubet, vjen disa ditë pasi skuadra e Llapit dhe Feronikelit dolën me njoftim dhe reagim publik për paratë që FFK’ja i dha Prishtinës para ndeshjes derbi kundër Llapit.
Se FFK’ja ndau sot mjetet për klubet e ka konfirmuar drejtori i klubit të Flamurtarit, Agim Hasani. Në një prononcim për Olle, ai ka konfirmuar se klubi i tij ka marrë sot të holla për të drejtat televizive dhe për kategoritë e reja.