75 Mall Live Search
11:32 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Pas projektit me Dhurata Dorën, reperi algjerian flet edhe shqip

Dhurata Dora ka lansuar projektin më të ri ‘Zemër’.

Kënga e shumëpritur nga këngëtarja kosovare dhe reperi algjerian, Soolking është publikuar në të gjitha platformat përveç në kanalin ‘Youtube’.

Ky projekt ka ardhur në gjuhën shqipe dhe franceze ndërsa xhirimet e videoklipit janë bërë në Tiranë.

Por, përveç këngës e cila ka marrë komente pozitive dhe është mirëpritur nga adhuruesit e të dy artistëve, është edhe komentit i francezit në një postimi të Dhuratës që ka marr vëmendjen.




Dhurata ka treguar në ‘Instagram’ se kënga tashmë është publikuar në të gjitha platformat ndërsa Soolking ka shkruar në koment: “Ju dua ok”, duke etiketuar Dhuratën.

Kujtojmë që kënga ‘Zemër’ sot pritet të dal në kanalin ‘Yotube’ edhe me videoklip./Indeksonline/