17:40 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / AR

Pas propozimit për martesë, e dashura befason partnerin steril: Jam shtatzënë!

Albi, korrespondenti i programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan raporton një ngjarje shumë të çuditshme në qytetin e Vlorës. Ai thotë se një propozim martese në një dasmë nuk rezultoi si duhej sepse vajza i tha djalit se kishte mbetur shtatzënë. Problemi për të cilin vajza nuk ishte në dijeni ishte se djali është steril dhe si pasojë, ai ka tërhequr mbrapsht unazën.

Albi: Po bëhej një dasmë në një lokal në qytetin e Vlorës dhe çdo gjë po shkonte për mrekulli. Por duhej edhe një surprizë në dasmë se s’mund ta Iinim çiftin kështu. Ngrihet një nga kushërinjtë e nuses dhe i propozon të fejuarës për martesë.

Aldo: Në dasmë?

Albi: Po, në dasmë. Dhe doli…

Aldo Me këtë rast, bëri dhe dasmën.

Albi: Po, po, një rrugë e dy punë si thonë. Vajza u mallëngjye, pranoi çdo gjë por do të të bëj edhe unë një surprizë i tha djalit. Disa u gëzuan dhe disa u hidhëruan për faktin se edhe djali ngeli kështu se u fikën dritat komplet dhe shikonin kështu për faktin se djali disa vite më përpara kishte pësuar incident dhe nuk bënte fëmijë. Dhe dolën llogaritë që… por nuk ia kishte thënë të dashurës së tij dhe aty siç ishte, u mor unaza, u vendos te gishti, ia mori prapë, e futi në xhep dhe secili në punë të tij tha.

Aldo Kjo është e vërtetë si ngjarje apo e zbukuruar një çikë?

Albi: Kjo është e vërtetë, por ka ndodhur para nja një muaji.