Pas protestës së djeshme, Stresi shpallet në kërkim nga policia

Stresi po kërkohet nga policia.
Stresi është shpallur në kërkim nga policia, pas protestës që u organizua mbrëmjen e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës. Reperi tha se ai ka qenë një nga organizatorët e protestës dhe ndaj është shpallur në kërkim.
Policia ka arrestuar edhe 3 shtetas e ka proceduar penalisht 4 të mitur. Ndaj reperin rëndojnë akuzat për veprat penale: “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” “ Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Dje Stresi u shpreh se e ka pasur mik Klodian Rashën, ndaj ishte ndër të parët personazhe të njohur që u përfshi në protestë.