Pas PSG-së edhe Chelsea interesohet për sulmuesin e Napoli-t

Pas PSG-së edhe Chelsea interesohet për sulmuesin e Napoli-t
Chelsea i është afruar Napolit për sulmuesin, Victor Osimhen.
Blutë janë në kontakt me Napolin për një çmim për reprezentuesin nigerian.
Gianluca di Marzio i Sky Italia raporton: “Jo vetëm PSG për Victor Osimhen, ka pasur gjithashtu kontakte fillestare edhe me Chelsean”.
Napoli kërkon 100 milionë euro para të gatshme plus dy lojtarë të Bluve, me Romelu Lukakun, aktualisht i huazuar me AS Roma, një objektiv prioritar.
Cesare Casadei është një tjetër lojtar për të cilin Napoli është i interesuar. /IndeksOnline/