Pas publikimit në Indeksonline, Policia gjobit me 300 euro pronarin që bllokoi rrugën me kiste të lëngjeve

Indeksonline dje ka raportuar një video ku pronari i marketi kishte bllokuar rrugën duke zvogëluar dukshmërinë e shikimit me pakot e lëngjeve që kishte vënë skaj rruge.
Për pasojë në këtë rrugë javëve të fundit kishin ndodhur disa aksidente.
Pas publikimit në Indeksonline, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur me 300 euro pronarin e marketit.