09:12 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Pas publikimit të këngës së re, Ava Max ka një tjetër befasi për adhuruesit

Një tjetër këngëtare shqiptare që po korr sukses në botë është Ava Max e cila po vazhdon të sjell projekte muzikore e që po pëlqehen nga adhuruesit e saj dhe jo vetëm.

Artistja 25 vjecare ditë më parë lansoj projektin e ri “Kings and Queen” që erdhi vetëm në versionin audio.

Ndërsa, tani këngëtarja shqiptaaro-amerikane ka zbuluar se kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.

“Kush është gati për shampanjë dhe të ngrejë dolli (nga komoditeti i dhomës së ndejës) videoklipi i “Kings & Queens” së shpejti”, ka shkruar Ava sipër postimi të fundit.

Ndërkohë, ashtu si shumë emra të tjerë të njohur në botë edhe Ava Max ka bërë thirrje që të gjithë të qëndrojnë brenda si masë parandaluese ndaj pandemisë koronavirus./Indeksonline/