Pas punimeve në terren, ‘Fadil Vokrri’ i gatshëm për ndeshjen Kosovë – Shqipëri

Javën e kaluar, punëtorët e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ kanë punuar në ndërrimin e disa pjesëve të barit.
Gjendja duket e mirë për dy ndeshjet e ekipit kombëtar që do të zhvillohen këtë muaj në Prishtinë.
Sonte nga ora 19:00 Kosova U21 e pret Shqipërinë U21 në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, ndërsa të mërkurën Kosova luan ndaj Moldavisë në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Indeksonline.
Kosova U21 që drejtohet nga trajneri Rafet Prekazi, ka humbur shpresat për kualifikim por në dy ndeshjet e fundit të kampanjës luhet për fitore ndaj Shqipërisë përkatësisht Turqisë.
“Dardanët” janë të 4-tit në grup me 9 pikë, Anglia është lider me 22 pikë ndërsa Shqipëria është e 3-ta me 11 pikë.
/Indeksonline/