23:55 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Pas pushimeve, Kylie “pushton” Los Anxhelos në veshje të ngushtë

Ajo ka qenë duke shfaqur trupin e saj me bikini nga pushimet e saj luksoze në Bahamas me mikeshat e saj.

Dhe Kylie Jenner vazhdoi të rrëmbejë gjithë vëmendjen ndërsa doli për darkë në Los Anxhelos të martën në mbrëmje, shkruan Indeksonline.

22-vjeçarja miliarder  tregoj pikat e forta në një veshje të ngushtë dhe flokët super të gjata bionde.

Bukuroshja e familjes së njohur Kardashian-Jenner duken në formë të mirë dhe “bombastike” teksa po vazhdon me promovimin e produkteve të reja nga kozmetika e saj “Kylie Cosmetics”.

Ndryshe, Kylie ditë më parë konfirmoj ribashkimin me ish të dashurin Travis Scott me të cilin ka një vajzë./Indeksonline/