75 Mall Live Search
12:04 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pas qëndrimit në Kosovë, Dua Lipa vjen me imazhe atraktive

Dua Lipa qëndroj në Kosovë për të ndjekur nga afër edicionin e dytë të festivalit ‘Sunny Hil’ së bashku me familjen, miqtë dhe të dashurin e ri, Anwar Hadid.

Madje ylli kosovar në natën e tretë përmbyllëse performoj hitin ‘One Kiss’ së bashku me Dj e njohur, Calvin Harris, shkruan Indeksonline.

Ndërsa menjëherë pas përfundimit të festivalit, 23 vjeçarja iu është rikthyer aktiviteteve të saj.

Dua ka publikuar disa fotografi e veshur me një fustan të shkurtë me ngjyrë të gjelbër të hapur te gjoksi dhe ekspozoj këmbët seksi.

Ndryshe, gjatë konferencës që mbajti në Prishtinë, Dua zbuloj se është drejt finalizimit të projekteve të reja./Indeksonline/