75 Mall Live Search
16:20 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / Gj Sh

Pas raportimeve për gjendje shëndetësore, Përparim Rama konfirmon pjesëmarrjen në debatin televiziv

Pas raportimeve në media se mund të ishte i sëmurë dhe i pamundur të merrte pjesë në debatin e sotëm televiziv, kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një mandat të dytë, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e debatit përballë kandidatit të Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka njoftuar shkurtimisht ndjekësit e tij. “Shihemi sonte në Debat Plus.”

Debati pritet të zhvillohet në orët e mbrëmjes në televizionin Dukagjini, ku dy kandidatët do të ballafaqohen për herë të parë gjatë kësaj fushate elektorale, duke diskutuar për projektet dhe vizionin e tyre për kryeqytetin.

May be an image of text that says 'Prishtina Prishtinal.113 4 113 PERPARIM RAMA SONTE 20:00 DEBAT PLUS RTV DUKAGJINI LIVE f'